Këto janë 10 festivalet e kulturës dhe artit që do të organizohen këtë verë në Prizren

10 festivale të kulturës dhe artit pritet të mbahen në qytetin e Prizrenit gjatë kësaj sezone.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në Facebook ka treguar orarin e festivaleve që do të mbahen gjatë kësaj vere në komunën e Prizrenit.

Problemet me pandeminë kanë penguar mbajtjen e shumë festivaleve, jo veç në Kosovë, por në të gjithë botën.

Haskuka ka shkruar se tash pas periudhës së pandemisë, me uljen e rasteve, po rikthehet tradita verore e Prizrenit me aktivitete të shumta.

“Përveç këtyre kemi edhe shumë ekspozita, festivale, koncerte, shfaqje teatrale e punëtori që do të organizohen, e që shumica prej tyre janë të mbështetura e të subvencionuara nga Komuna e Prizrenit”, ka shkruar ai.

Këto janë festivalet e paralajmëruar:

15 – 18 korrik Ngomfest

16 – 19 korrik Festivali Autostrada Biennale

16 korrik Eja n’Sharr Fest

17- 20 korrik Oldtimer Club Prizren Fest

24 korrik Festivali Zambaku i Prizrenit

27-30 korrik Panairi i Librit

6-14 gusht Festivali Dokufest

24-25 gusht Panairi i Prodhimeve Vendore

24 – 26 gusht Forumi Invest in Prizren

10-12 shtator Festivali Hasi Jehon