Këshilla e ekspertit të OBSh: Lini këpucët dhe rrobat jashtë kur hyni në shtëpi

Walter Ricciard, eskpert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka treguar se pse nuk duhet të futen brenda në shtëpi rrobat dhe këpucët që i përdorni jashtë, për shkak të ngjitjes së coronavirusit, raporton Top Channel.

“Për të shmangur ngjitjen, është e rëndësishme të lini këpucët dhe rrobat jashtë shtëpisë”, tha ai në “Live – Non è d’Urso”.

Sipas tij, është vërtetuar shkencërisht se coronavirusi mund të bashkohet me sipërfaqe dhe përmes kontaktit me duar më pas mund të shkaktojë ngjitje.

“Praktika e dezinfektimit të rrugëve dhe sipërfaqeve është shumë e rëndësishme, ashtu si – përfundon mjeku – është e nevojshme të mbani distancën tuaj dhe të lani duart shpesh”, ka shtuar Ricciard.

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 51 raste me coronavirus, kurse në Kosovë 13.

Italia është vendi i goditur më së keqi në Evropë nga coronavirusi, me gati 25,000 të prekur dhe me mbi 1,800 viktima.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur coronavirusin pandemi pas rritjes së numrit të të prekurve sidomos në Europë.

Në nivel global deri më tani janë shënuar mbi 174 mijë raste me coronavirus. Kurse janë shënuar 6 mijë e 684 vdekje, por janë shëruar 77 mijë e 865 raste.