Kërkohet paraburgim për babain e Albert Krasniqit

Prokuroria në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës për paraburgimin për babain e dyshuar se vrau mbrëmë djalin e tij në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinëka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.K., dhe ndaj të njëjtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë, vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:00, , në garazhin e objektit banesor të tyre, nga motive të panjohura deri më tani.

“I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obduksion. Prokurori i Shtetit, në  koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, njofton prokuroria.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për vrasjen në Prishtinë.

Vrasja në Prishtinë, Prokuroria jep detaje