Kërcënuan ish-fqinjin për një mosmarrëveshje të mëparshme, arrestohet një i dyshuar në Durrës

Policia e Shetit ka arrestuar një person në Durrës të Shqipërisë më 02.06.2024, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi të dy kanë kërcënuar me armë zjarri ish-fqinjin e tyre.

Sipas një komunikate për media, dy vëllezërit A.G dhe Gj.G sapo kanë marrë vesh që ish-fqinji i tyre K.P, ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), e kanë pikasur në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të.

Në njoftim bëhet e ditur se Gj.G e ka kanosur 20 vjeçarin me armë zjarri, duke e qëlluar një herë me pistoletë. Policia thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë.

“Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij”- thuhet në komunikatë.

Policia thekson se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.