(Foto ilustrim)

Kërcënoi policin në Dragash, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka kërcënuar një zyrtar policor në Dragash.

Rasti ka ndodhur më 28.05.2024, në orën 11:30.

Sic njofton Policia, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.