Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Keqtrajtoi tre fëmijët e saj, arrestohet e dyshuara në Podujevë

Policia ka njoftuar se është arrestuar një grua nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj.

Rasti është regjistruar më 21 janar, në Podujevë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.