Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-të orët e fundit në katër qytete të ndryshme të Kosovës.

Në Prizren është raportuar se është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë raportohet se një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj vëllait të tij dhe anëtarëve tjerë të familjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Në qytetin e Klinës një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima nga sulmi i pësuar ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Ndërsa në Malishevë raportohet se një person është arrestuar pasi që ka sulmuar nënën e tij, ku nga sulmi i pësuar viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.