Malli i sekuestruar nga Dogana e Kosovës

Kapet automjeti me targa serbe i ngarkuar me birra - FOTO

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në brezin kufitar që lidhë fshatin Breznicë të Serbisë me fshatin Karaqevë e Poshtme, Kosovë është ndaluar një automjet i tipit VW passat me targa serbe.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të automjetit ështe parë se i njëjti kishte të ngarkuar mallra si te fshehura (pije alkoolike – birra) në tentim për t’i kontrabanduar.

“Po ashtu, nga njësitet e doganës është kryer edhe një kontroll në nje lokal për ku ishin të destinuara mallrat. E që edhe aty janë hasur mallra (pije alkoolike) me prejardhje nga Serbia, pa dokumentacion përkatës” – thuhet në njoftimin e Doganës më 02.06.2024.

Mallrat janë sekuestruar dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës.