Foto ilustruese

Kanosi bashkëshorten dhe i kërkoi që të largohet nga shtëpia, Policia po heton rastin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar një rast të dhunë në familje në Suharekë.

Sipas policisë, një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj, i cili jeton jashtë shtetit, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

“I dyshuari me datë 12.07.2023 e ka telefonuar viktimën dhe ka kërkuar nga ajo që të dalë nga shtëpia dhe po ashtu e ka kanosur. Viktima së bashku me dy fëmijët e saj ka shkuar tek prindërit e saj” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.