Policia

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kanosen dy zyrtarë policorë në Vushtrri

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri, pasi që ka kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:45 në Vushtrri.