Testi me shkrim për prokurorë të shtetit - Foto: KPK

Kandidatët për prokurorë të shtetit i nënshtrohen testit me shkrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) më 09.06.2024 ka organizuar mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj të shtetit.

Testi është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Në njoftim thuhet se në testin me shkrim kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 të gjinisë mashkullore dhe 131 të gjinisë femërore, prej të cilëve dy janë pjesëtarë nga radhët e minoriteteve.

“Kryesuesi i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e tjerë, është duke mbikëqyrë rrjedhën e mbajtjes së testit me shkrim”- thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se ky proces është duke zhvilluar edhe nën mbikëqyrjen e monitoruesve të EULEX-it dhe OSBE-së.