Foto: Ilustrim

Kamenicë - Arrestohet pasi rrahu gruan e tij

Një grua në Kamenicë ështe rrahur pasditen e djeshme nga burri i saj.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 18:40, është hapur një rast i dhunës në familje në Kamenicë.

Sipas njoftimit, në lidhje me këtë rast policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.