Kadri Veseli 'merr' dy asamblistë të AAK-së

Në Partinë Demokratike të Kosovës aderuan sot gjashtë anëtarë të rinj.

Bëhet fjalë për Teuta Aruçi-Shartarit dhe Basri Menxhiqit, asamblistë të AAK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Xhavid Mahollit, ish-kryetar i PD-së në Lipjan, si dhe Sadik Sallaukës, Urim Krasniqi dhe Asllan Shala, anëtarë të kryesisë dhe themelues të Nismës në Prizren.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë së bashku do ia dalin ta çojnë PDK-në drejt fitores.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një nismë imja dhe e PDK-së, por domosdoshmëri e kohës dhe interes i gjithë qytetarëve. Prandaj u jam mirënjohës të gjithë atyre, që edhe pse më parë kanë përkrahur parti të tjera, tash i janë bashkuar kësaj lufte. Vetëm duke mposhtur korrupsionin dhe nepotizmin do të mund të ndërtojmë një të ardhme të lumtur për rininë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Veselit në rrjetin social ‘Facebook’.

Veseli gjithashtu ka imponuar ndjekësit e tij që ta shpërndajnë këtë njoftim në mënyrë ‘për të nxitur të tjerë që t’iu bashkohen’.