Kadri Veseli: 6 tetori prodhoi kryeministra e qeveri mashtrimi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës deklaroi se zgjedhjet e 6 tetorit kanë prodhuar kryeministra dhe qeveri mashtrimi.

“Edhe LDK edhe LVV siç duket kurrë nuk e dinë se për çka qëndrojnë kur bëhet fjalë për interesat nacionale. Ata e dinë se për çfarë qëndrojnë kur bëhet fjalë për interesat e tyre personale dhe partiake. 6 tetori prodhoi kryeministra e qeveri mashtrimi. Njësoj do të përfundojë edhe kjo Qeveri, sepse as mendjen e as qëllimin nuk e ka të mbarë”, tha Veseli.

Kryetari i PDK-së, tha se LDK dhe Vetëvendosja po prodhojnë probleme dhe konflikte për gjithçka brenda kombit.

“Këto kanë zgjedhur të mashtrojnë, të ikin nga përgjegjësia dhe të hyjnë në konflikt me partnetërt ndërkombëtarë, për një grusht votash. Ne e kemi ditur se dialogu nuk është temë e këndshme që sjell vota”, tha Veseli.

Ai tha se është mirë që në Kuvend po flitet për dialogun, por sipas tij është një problem, se kur bëhet fjalë për dialog, qëndrimet e kësaj Qeverie ndërrojnë sipas interesave.