Kaçanik: Merren mostrat për 7 të dyshuar për COVID 19

Komuna e Kaçanikut tashmë është radhitur në listën e komunave të prekura me Coronavirus.

Kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi, në një përgjigje për KALLXO.com tha se sot priten rezultatet e 7 personave

” Deri në këtë moment janë 7 mostra, dje kanë qenë 4 të gjitha kanë qenë pozitive dhe sot kemi  7 që presin  për rezultat”, konfirmoi Ilazi.

Tutje, ai tha se nga historiku i kontakteve të të infektuarve janë 38 persona ku po priten rezultatet e testimit.

“Kemi 38 persona që do të presin për rezultate të testimit”, tha Ilazi

Familjarët e dy familjeve tashmë janë në vetizolim dhe u është bërë testimi. Nga familja në Runjevë kanë rezultuar edhe familjarët e prekur më CoVID- 19, ndërsa familja tjetër në Dubravë kryetari thotë se në fillim kanë hezituar të bëjën testin, rezultatet e kësaj familje pritet të dalin sot.

“Familja tjetër e fshatit Runjevë ku është bërë izolimi i asaj familje ka dal edhe familjarët pozitiv, prindi i tyre ka dal (pozitiv) një ditë më parë edhe katër familjarët dje, ndërsa familja tjetër (Dubravë) faktikisht familjari i tij është i shtrirë atje (në Ortopedi) dje kanë refuzu me bë testimin ndërsa sot kanë pranuar dhe sot do të merren shtatë mostra nga kjo familje”, tregoi Ilazi.

Ilazi tutje, tha se janë tre patrulla të policisë që kontrollojnë 24 orë familjarët e të infektuarve në të dy fshatrat.

Pas orë 13 në këtë komunë sot do të fillohet faza e dytë e dezinfektimit

“Sot do të fillohet faza e dytë, kemi kontaktuar me kompanin dhe pas orës 13 do të fillojmë”, u shpreh kryetari.

763 persona janë të infektuar në nivel vendi, 166 të shëruar dhe 21 të vdekur.