Naser Lleshi, Foto:Komuna e Gjakoves, Facebook

Ka vdekur doktori Naser Lleshi

Ka vdekur dr. Naser Lleshi. Ai ka punuar si mjek në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Gjakovës përmes një postimi në Facebook.

“Për të nderuar jetën dhe vepren e Dr. Lleshit, nesër (e diel), nga ora 11:00-13:00, do të mbahen homazhe në Pallatin e Kulturës “Arsim Vokshi” në Gjakovë. Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhët në orën 14:00, në varrezat e qytetit”, thuhet në njoftim.