Tim Judah - Foto: RTK

Judah: Vuçiqi dhe Kurti po rrëzojnë duart me njëri tjetrin, por kështu mund të shtohet rreziku

Tim Judah, reporteri britanez i angazhuar me “The Economist” për çështje të Ballkanit, e sidomos për Serbinë dhe Kosovën, ka reaguar në rrjetin e tij social në Twitter në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ai i ka konsideruar veprimet e dy Qeverive, atë të Kosovës dhe Serbisë, si të rrezikshme.

“Ushtria serbe vazhdimisht patrullon afër kufirit me Kosovën dhe Policia e Kosovës zhvendoset në veri. Të gjitha, pasi Qeveria e Kosovës fuqizoi të njëjtat rregulla për automjetet me regjistrim serb si ato që Serbia i zbaton për automjetet kosovare. Vuçiqi dhe Kurti po rrëzojnë duart me njëri tjetrin, por kështu mund të shtohet rreziku”, u shpreh Judah.