Joseph: Grindjet politike duhet të vendosen anash, prioritet të jetë Covid-19

Ish-ushtari amerikan, Edward Joseph në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” ka thënë se prioritet i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë përballja me Covid-19 dhe jo grindjet politike.

“Do t’u them dy gjëra: e para, prioriteti numër 1 i qeverisë duhet të jetë luftimi i këtij virusi CoVid 19, të gjitha prioritetet tjera marrëveshjet, grindjet politike, luftërat politike, komplotet makiaveliane duhet të vendosen anash, dhe numër 1 për sigurinë e të gjithë Kosovës duhet të ketë një front të unifikuar derisa të përfundojë ky virus i tmerrshëm, kjo është numër 1”, tha ai.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: