"Jeta në Kosovë" zbulon dosjen e bizneseve të Blerim Devollit në Maltë

Një hulumtim i gjatë i emisionit ‘Jeta në Kosovë’ zbardh skemën mbi të cilën kompani në pronësi të Blerim Devollit të regjistruara në shtetin e Maltës do përfitojnë nga tarifat nxitëse për prodhimin e energjisë nga dielli.

Promo: Monopoli me dritë të diellit – Zrre dhe Devolli

Sonte nga ora 20:15 në RTK dhe live në Facebook të KALLXO.com, ndiqni hulumtimin që tregon se mbi gjysma e energjisë solare që përkrahet me pare të shtetit është në pronësi të Blerim Devollit

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 30 avril 2020

Emisioni sjell emrat e kompanive të listuara nga ZRrE të cilët kanë emër tjetër në Kosovë e të cilat janë regjistruar si kompani në pronësi të kompanive në Maltë.

Hulumtimi zbardh arkivat e bizneseve në Maltë dhe tregon se prapa bizneseve fshihet kapitali i Blerim Devollit.

Hulumtimi zbardh edhe lidhjet e kompanisë së anëtarit të Bordit të ZRRE-së me bizneset e Blerim Devollit.

Në më shumë se një orë reportazh, hulumtimi sjell edhe intervista ekskluzive dhe intervista me njerëz që ishin në prapaskenë të kompanive që merren me energji solare në Kosovë.