Jep dorëheqje ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Postës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Postës, Salih Morina, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Postës ku u emëruan dy zyrtarë të lartë.

Në vendin e Salih Morinës është emrëruar, Fakete Kadiu.

Gjithashtu u bë e ditur edhe për dorëheqjen e Enver Govorit nga pozita e ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor financiar të thesarit.

Ndërkaq është shkarkuar nga detyra Këshilltari i Përgjithshëm/ Sekretari i postës, Argjent Sefaj. Në vend të tij u emërua Faton Ejupi.

Në njoftim thuhet se Bordi do t’i shqyrtoj dorëheqjet në takimin e ardhshëm.