QKMF podujeve

Jep dorëheqje drejtori i QKMF-së në Podujevë, Ymer Llugaliu

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Ymer Llugaliu.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Fatri Zhitia.

Në letrën e dorëheqjes të cilën e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se arsyet janë personale dhe profesionale.

“Dua të ju informoj se për arsye personale dhe profesionale jap dorëheqje nga pozita e drejtorit, pozitë të cilën e ushtrova që nga 15.12.2020 e deri më sot më 02.11.2022″ – thuhet mes tjerashnë letrën e Llugaliut të cilën e ka siguruar KALLXO.com.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Llugaliun, por deri në publikimin e këtij artikulli, ai nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.