Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosoves Foto: ASHAK

Javën tjetër mbahet panairi i librit akademik dhe shkencor në Prishtinë

Javën tjetër do të mbahet në Prishtinë, Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor.

Edicioni i 2-të i këtij panairi organizohet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit(QKLL) në Tiranë.

Ky panairi do të mbahet prej 24 deri më 26 prill 2023 në e mjediset e ASHAK-ut.

Përveç organizatorëve të këtij panairi, sipas njoftimit të ASHAK-ut, botime e tyre do t’i prezantojnë edhe institute e universitete tjera nga Kosovës, Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi.

Edicioni i parë i Panairi Mbarëkombëtar i Libri Akademik dhe Shkencor është mbajtur vitin e kaluar në tiranë.