Gaza

Izraeli ndal enegjinë elektrike në Gaza

Ministri i Enegjisë dhe Infrastrukturës, Israel Katz ka deklaruar se do ndërpresin furnizmin me energji elektrike në rripin e Gazës.

“Kam nënshkruar një urdhër ku i kërkohet kompanisë elektrike në Izrael që të ndal furnzimin me energji në Gaza”- tha Katz në deklaratë.

Autoritetet në Gaza kanë bërë të ditur se 80% e furnzimit me energji është ndaluar pasi deklarimit të ministrit.

Rripi i Gazës pjesën më të madhe të energjise e merr nga Izraeli, përfshirë një kontributi prej nje termocentrali në Gaza dhe pak nga Egjipti. Të dyja këto, por edhe gjeneratorët, varen në karburante, të cilat sigurohen nga Izraeli.

Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës. BBC

Zhvillimet në Izrael – Netanyahu: Jemi në luftë