Ilustrim

Iu gjet drogë në veturë e në shtëpi, arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë për posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturën me të cilën lëviznin të dyshuarit, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë 2.2 gramë, marihuanë 4.9 gramë dhe para të gatshme.

Në konsultim me prokurorin dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, Policia njofton se gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur e konfiskuar edhe 264.9 gramë marihuanë, 81.4 gramë hashash, tri peshore digjitale, një telefon celular, dhe disa qese plastike të zbrazura.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur më 4 dhjetor, rreth orës 13:40.