Foto: KALLXO.com

Iu dogj vetura, flet avokatja Elena Dragusha

Një veturë është djegur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën “Arbëria” në Fushë-Kosovë.

Pronarja e veturës, avokatja Elena Dragusha, ka treguar për KALLXO.com se si ka ndodhur incidenti.

Dragusha thotë se është njoftuar nga Policia se rreth orës 00:02 i është djegur makina.

“Qysh më kanë tregu Policia, rreth orës 00:02 më është djegë makina. Unë kam qenë në gjumë, Policia më kanë thirrë disa herë, mirëpo sot kur jam zgju më kanë informu se më është djegë makina”- rrëfen Dragusha.

Sipas avokates, dyshohet se dikush ia ka djegur qëllimisht veturën.

Ajo shtoi se pamjet e kamerave tregojnë një person duke ia vënë flakën makinës.

“Policia është duke e hetu rastin, i iniciuar si “zjarrvënie” në bazë të kamerave që i kanë siguru. Ka qenë e qëllimshme. Momentalisht nuk kam asnjë pistë, në bela nuk jam me kurrkënd. Shihet dikush në kamera duke i vënë zjarrin (makinës), dhe duke ikë. Është vetëm një person”- ka treguar ajo.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione në lidhje me këtë rast, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli Policia nuk është përgjigjur.

Foto: KALLXO.com

Foto: KALLXO.com