Foto: REL/EPA-EFE

Itali, 433 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 433 vdekje të reja nga COVID-19.

Sipas Worldometers, numri i të prekurve deri më tani në shtetin italian ka shkuar në 178,972, kurse vetëm sot janë shënuar 3,047 raste të reja.

Ndërsa numri i të vdekurve në këtë shtet është 23,660, kurse i të shëruarve ka arritur në 47,055.

Në total në botë janë regjistruar 2 milion e 388 mijë e 942 raste me coronavirus, ku 164 mijë e 217 persona kanë vdekur, kurse 613,449 janë shëruar.

ShBA prin me më së shumti të prekur nga COVID-19, me 756,062 të tillë.

SHBA në ditë të rënda nga COVID-19 rritet numri i të vdekurve