SHBA në ditë të rënda nga COVID-19 rritet numri i të vdekurve

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i të infekutarve me COVID-19 në 24 orët e fundit ka shënuar 17 mijë e 810 persona, ndërsa numri në total i të infektuarve është 756 mijë e 602 persona.

Sipas Worldometers, në SHBA vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 1,115 të vdekur.

Ndërsa numri i të shëruarve është 68 mijë e 828 persona.

SHBA-të vazhdojnë të prijnë si vendi me më së shumti të prekur nga COVID-19 , ndërsa në total në botë janë regjistruar 2 milion e 388 mijë e 942 raste me coronavirus, ku 164 mijë e 217 persona kanë vdekur, kurse 613,449 janë shëruar.