Foto: CNN/Reuters

ISIS emëron liderin e ri pas vrasjes së Al-Baghdadit

Organizata terroriste “Shteti Islamik” (ISIS) ka njoftuar se ka emëruar liderin e ri.

Lideri i ri i organizatës është Abu Ibrahim al Hashimi al-Qurashi, njofton The Independent.

ISIS e zgjodhi prijësin e ri pas lajmit për vrasjen e Abu Bakr al-Baghdadi.

Ky i fundit u tha se hodhi veten në erë pas një operacioni të forcave speciale amerikane për likuidimin e tij në Siri.

Donald Trump: al-Bagdadi është vrarë