Foto: CNN/Reuters

Donald Trump: al-Bagdadi është vrarë

Udhëheqësi i grupit të Shteti Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Bagdadi, është vrarë në një operacion ushtarak amerikan në veriperëndim të Sirisë.

Kështu ka thënë presidenti amerikan Donald Trump, duke folur nga Shtëpia e Bardhë sot në mëngjes.

“Abu Bakr al-Bagdadi shpërtheu jelekun e tij vetëvrasës gjatë një sulmi nga forcat speciale, gjatë mbrëmjes të së shtunës”, citohet të ketë thënë Trump, raporton  BBC.

Trump tha se forcat speciale amerikane realizuan një ‘operacion të guximshëm’, gjatë të cilit asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë.

Al-Bagdadi u bë i njohur në vitin 2014, kur njoftoi krijimin e një ‘kalifati’ në zonat e Irakut dhe të Sirisë.