Foto: Ilustrim

Ishte jashtë vendit, raporton se i janë vjedhur stoli ari e gjësende të tjera në shtëpi

Një qytetar nga fshati Penuh i Podujevës, me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit ka raportuar se brenda periudhës 6 janar 2023 – 6 shkurt 2023, ka raportuar në Polici se në shtëpinë e tij është kryer një vjedhje.

Ai ka raportuar se persona të panjohur gjatë kësaj periudhe kohore, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur stoli ari dhe gjësende të tjera shtëpiake.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rasti është iniciuar si ‘vjedhje e rëndë’.