Zyrtare: Drita transferon sulmuesin e Trepçës ’89

Drita ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin mitrovicas, Arbnor Muja.

Arbnor Muja ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën e Dritës që do ta mbajë atë në Gjilan deri në qershorin e vitit 2021.

Muja në sezonin e kaluar ishte njëri prej lojtarëve kryesor të Trepçës ’89 në fazën e sulmit.

“Arbnor Muja zyrtarisht bardh e kaltër. Sot në ambientet e klubit tonë FC DRITA në prani të presidentit Valon Murseli është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin më të ri Arbnor Muja! Duke pasur parasysh projektet e klubit dhe ndërtimin e një skuadre me lojtarë të së ardhmes, Muja ka nënshkruar kontratë tre vjeqare me ekipin dhe do të jetë me ne deri në qershorë të 2024. Muja vjen nga ekipin Trepça 89 ku vitet e fundit me paraqitjet e tij ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit Mitrovicas!Klubi jonë e falënderon presidentin e KF Trepça 89 z. Abedin Zeka për lejimin e lojtarit që të zhvillojë fazën përgatitore me ne, në mënyre që Arbnori të jetë i gatshëm të na ndihmojë në ndeshjet e europës!”, thuhet në njoftimin e Dritës.