Intervenimi i Policisë në një lokal në Fushë-Kosovë përfundon me sulm ndaj një polici

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, rreth orës 04:20, Policia e Kosovës mori një informatë për prishje të rendit dhe të qetësisë në një lokal në Fushë-Kosovë.

Dy persona të cilët u arrestuan, dyshohet se kanë penguar disa të tjerë në lokalin në fjalë me ç’rast ishte kërkuar edhe intervenimi policor.

Gjatë procedurave të arrestimit të të dyshuarve, njëri nga këta të fundit thuhet të ketë bërë rezistencë aktive ku edhe dyshohet se kishte kanosur e sulmuar njërin nga zyrtarët policor.

Nga ana e Policisë së Kosovës është treguar se të dyshuarve iu është bërë edhe testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.

Në njoftimin zyrtar policor është thënë se është konsultuar edhe prokurori i shtetit me vendim të së cilit njëri nga të dyshuarit është thënë se është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri tregohet se është liruar në procedurë të rregullt.