Instituti Hidrometorologjik njofton se gjendja e lumenjve është normale

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjendja e lumenjve kryesorë në Kosovë është në nivel normal.

Në njoftimin e Institutit thuhet se sasia më e lartë reshjeve është regjistruar në disa komuna në perendim të vendit (Malishevë, Gjakovë, Rahovec).

“Edhe gjatë orëve në vijim, me stabilizimin gradual të situatës së përgjithshme sinoptike e cila e ka përfshirë pjesën më të madhe të rajonit dhe të Europës në përgjithësi, presim që gradualishit të përmirsohet edhe gjendja me këto vërshime lokale”- thuhet në njoftim.