Moti, foto: KALLXO.com

Instituti Hidrometeorologjik tregon për motin në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në Kosovë pritet që të fillojnë të ulën.

Kështu të paktën ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili përmes një njoftimi ka treguar se si parashihet të jetë moti pesë ditëve të ardhshme, nga 1 deri më 5 korrik 2024.

Sipas këtij njoftimi, nesër, e hënë dita do të shoqërohet me temperatura më të larta, teksa ditët tjera do të ketë temperatura më të ulëta.

Të hënën është thënë se moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri në 33 gradë Celsius.

IHMK tha se të hënën do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Të martën është thënë nga Instituti se moti pritet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, ku vranësirat gjatë ditës do të kalojnë në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës duke krijuar mundësi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s” – theksohet në njoftim.

Tutje është thënë se të mërkurën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s” – shtoi Instituti.

Për të enjten  është njoftuar se po ashtu do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 25 gradë Celsius.

IHMK tha se të enjten do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa edhe për të premten është thënë se moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale është thënë se do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 28 gradë Celsius.

IHMK tha se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.