Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Infektologu Salih Ahmeti tregon për gjendjen e të infektuarve me coronavirus

Gjendja e 13 personave të prekur me coronavirus është stabile.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, infektologu Salih Ahmeti.

“Gjendja e tyre deri më tani është stabile dhe jemi duke i përcjellur. Një herë për një herë është stabile dhe deri më tani nuk ka ndonjë gjë të re”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur coronavirusin pandemi pas rritjes së numrit të të prekurve sidomos në Europë.

Deri në këto momente në Kosovë janë konfirmuar 13 persona të prekur nga coronavirusi. Kurse, mbrëmë Qeveria e Kosovës shpalli gjendje të jashtëzakonshme të shëndetit publik.

Italia është vendi i goditur më së keqi në Evropë nga coronavirusi, me gati 25,000 të prekur dhe me mbi 1,800 viktima.

Dje, KALLXO.com raportoi se prej datës 27 shkurt deri më 5 mars, se në Kosovë kanë hyrë 485 persona nga Italia përmes pikës kufitare në Vërmicë.