Incident në Gjykatën e Pejës pas seancës, hapet rast në polici

 

Pas përfundimit të një seance në Gjykatën e Pejës, ka pas një përplasje mes familjarëve të një të akuzuari dhe avokatit të palës së dëmtuar.

Seanca që nuk është mbajtur ka qenë për vepër penale të vrasjes në tentative.

Sipas burimeve të Kallxo.com, vëllai i të akuzuarit Ferid Gega, Ylber Gega, ka kanosur mbrojtësin e palës së dëmtuar, avokatin Burim Halili.

Gjyqtarja e rastit Violeta Husaj- Rugova ka reaguar lidhur me incidentin duke lajmëruar rastin në polici.

Gjyqtarja tha se ka përpiluar një shënim zyrtar, dhe rasti është hapur në polici.