Inaugurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog

Shtatorja e ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova është inauguruar sot në Istog.

Kjo shtatore u inaugurua në ditën e ditëlindjes së ish- Presidentit dhe u vendos në memorialin e emëruar në emrin e tij.

Në inaugurimin e kësaj shtatore mori pjesë edhe kryeministri i vendit Avdullah Hoti.

Ai bashkë me Kryetarin e Komunës, Haki Rugova, nënkryetarin e LDK-së Lutfi Hazirin dhe të bijën e ish -Presidentit, Teuta Rugova bënë zbulimin e shtatores para shumë të pranishmëve që ishin mbledhur në qendër të Istogut.

Kryeministri Hoti me rastin e zbulimit të kësaj shtatore deklarIj se ky është një nderim për prijësin dhe ideatorin e Republikës së Kosovës.

“Zbulimi i shtatores së ish presidentit Rugova në ditën e ditëlindjes së tij është shenjë e kujdesit dhe e nderimit të përhershëm të qytetarëve dhe institucioneve për prijësin e tyre, për themeluesin e LDK-së dhe ideatorin e republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, tha Kryeministri.

I pari i Istogut Haki Rrugova deklaroi se ardhja e shtatores së ish- Presidentit në Istog është një ëndërr e bërë realitet.

“Ardhja e kësaj shtatore ka qenë një ëndërr e jona, ëndërr e istogasve”, tha Rugova.