Ilustrim
Ia vodhi me forcë çantën e krahut dhe ik me veturë
01.3.2023 - 11:22
Derisa ishte duke ecur në kryeqytet, një gruaja iu është marrë me forcë çanta e saj e krahut.
Sipas viktimës, i dyshuari ia kishte kapur me forcë çantën dhe pastaj kishte ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas orës 16:00.
Në çantë, ajo kishte kuletën e saj dhe dokumente personale.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës nuk ka njoftuar për ndonjë të arrestuar.