Ilustrim

I dolën në pritë furgonit që po e transportonte të burgosurin, vriten dy oficerë në Francë

Të paktën dy oficerë burgu francezë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një pritë me armë zjarri dhe të shtëna në një furgon burgu pranë Rouen në Normandi të Francës.

Një i burgosur po dërgohej nga gjykata në një burg dhe është arratisur pas sulmit, raporton media britanike BBC.

Prokurorët francezë e identifikojnë të burgosurin si Mohamed Amra, i lindur në 1994 – Ai ishte dënuar për grabitje të rëndë dhe akuzuar për rrëmbim që çoi në vdekje.

Oficerët u qëlluan me “armë të rëndë” nga bashkëpunëtorët e të burgosurit, sipas ministrit francez të Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti.

Sulmi thuhet se ndodhi rreth orës 11:00 më 14.05.2024, pranë një kabine pagese në një autostradë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se “po bëhet gjithçka për të gjetur autorët”./BBC

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu