Ilustrim

I arrestuari në Prishtinë dyshohet se sulmoi Policinë

Një person është arrestuar në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë pasi i njëjti ka penguar Policinë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, i dyshuari gjithashtu ka sulmuar zyrtarët policorë.

“Përderisa Policia ka qenë në një pikë kontrolli në rrugën ‘Nazim Gafurri’ ka ndaluar një person 35-vjeç i cili ka penguar Policinë në kryerjen e detyrës zyrtare si dhe ka sulmuar ata”, ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës për KALLXO.com.

Policia ka arrestuar të njëjtin dhe ka dërguar në stacionin policor në procedim të mëtejmë.

KALLXO.com raportoi për këtë rast pak minuta më parë.