Foto-ilustrim

VIDEO: Aksion i Policisë në rrugën për Gërmi, ka të arrestuar

Një person është ndaluar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, pasi nuk u është bindur urdhrave të Policisë.

Ndalimi nga ana e Policisë është bërë në rrugën ‘Nazim Gafurri’.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Deri më tani informacionet janë se është arrestuar një person në rrugën ‘Nazim Gafurri’. I njëjti sipas informacioneve të para, nuk u është bindur urdhrave policor”, ka thënë Hoxha për KALLXO.com.

Ndërsa një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga aksioni i Policisë,

Sipas qytetarit ka të arrestuar.