Ilustrim

Humb kontrollin mbi veturën, përplaset me lisin

Një person ka pësuar lëndime trupore pas aksidentit me veturën e tij.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri, në fshatin Pantinë, dje rreth orës 16:30.

Sipas Policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak se shoferi nuk e ka përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës.

Ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një lis.

I lënduar në këtë aksident, shoferi pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar.

Rasti vazhdon të hetohet.