Avdullah Hoti - LDK

Hoti: Sot marrëveshja, nesër Qeveria, pasnesër reformat

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së ka reaguar edhe deputeti i kësaj të fundit, Avdullah Hoti.

Hoti ka shkruar se nesër votohet Qeveria dhe që nga pasnesër do të nisin reformat ekonomike, arsimore e shëndetësore.

Ai ka premtuar angazhim të madh për fuqizimin e shtetit, ushtrisë, dhe pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ky është postimi i plotë i Avdullah Hotit në profilin e tij në “Facebook”:

“SOT u arrit marreveshja.

NESER votohet qeveria.

PASNESER nisim reformat ekonomike, arsimore e shendetesore, si dhe per fuqizim te rendit e ligjit per te gjithe njesoj.

Si partner i barabarte qeverises, do te angazhohemi shume qe te fuqizojme shtetin e Kosoves, ushtrine e Kosoves, poziten e shtetit tone ne arenen nderkombetare. Do te avancojme miqesite me partneret tane, do te punojme ne normalizimin e marredhenieve me fqinjet tane.

Na prifte e mbara.”