Qeveria Hoti lejon testimet për COVID-19 në laboratore private

Vala e dytë e infeksionit me COVID-19 si dhe rritja e vdekjeve nga kjo pandemi ka bërë që krerët e shtetit së bashku me institucionet shëndetësore të marrin disa vendime.

Rritja e pacientëve me COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka bërë që kjo klinikë të stërmbushet me pacientë kështu duke vështërsuar punën e stafit shëndetësorë.

Kohëve të fundit kishte edhe vonesa të rezultateve, personat të cilët testoheshin me tesin e coronavirusit për të parë nëse janë të infektuar po detyrohen të presin disa ditë deri në marrjen e rezultatit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot iu drejtuar qytetarëve përmes një konference për media ku tregoi vendimet e marra në luftë kundër COVID-19.

Ai para mediave mes të tjerash tha se që nga java e ardhshme do u bëhet licensimi për testim të coronavirusit edhe institucioneve private.

Testimi për pandemin nga intitucionet private deri më tani ka qenë e ndaluar.

“Brenda javës do t’i licensojmë institucionet private shëndetësore për të kryer teste virologjike”,deklaroi Kryeministri.

Gjithashtu, Hoti, tregoi se do të fillojnë proceduarat për të blerjen e 100 mijë testeve virologjike.

“Do të fillojmë procedurat urgjente për të blerë edhe 100 mijë teste shtesë virologjike”, theksoi ai.

Rritja e testimeve në nivel vendi është i nevojshëm, andaj Kryeministri, në konferencë tha se do krijohen kapacitet e reja nëpër regjione për të bërë testet për COVID-19

“Do të punojmë që të krijojmë kapacitet të reja testuese nëpër regjione”, potencoi tutje

Hoti, gjithashtu mori vendim që të u përkufizohet lëvizja nga ora 21 deri 5, komunës së Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë.

Komuna këto me numër më të madh të rasteve.

Kujtojmë se brenda dy ditëve 12 persona kanë vdekur në Kosovë nga coronavirusi.

Ndërsa, Klinika Infektive është rrethuar nga Policia pasi që ishin ‘ngritur alaramt’ për vdekje të dyshimt me COVID-19.

Numri i përsonave të infektuar me coronavirus ka kaluar mbi 3 mijë.

3356 persona janë të infektuar nga kjo pandemi që nha 13 marsi e deri më tani, 1874 prej tyre janë shëruar ndërsa 66 të tjerë kanë vdekur.

IKShPK u bënë thirrje qytetarëve të bartin maskat dhe të mbajnë distancën sociale.