Hoti do takohet me Komitetin për situatën emergjente me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme do të marr pjesë në takimin e Komitetit për vlerësimin e situtatës emergjente me COVID-19.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në ora 18:00.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 4307 raste me COVID-19, 2095  nga ta të shëruar dhe 94 të vdekur.