LVV prish koalicionin me LDK-në në Dragash

Lëvizja Vetëvendosje – dega në Dragash ka njoftuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të jetë në opozitë.

LVV kishte njoftuar se ka arritur marrëveshje koalicioni me partinë fituese të zgjedhjeve, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Me anë të një njoftimi në “Facebook”, LVV tregoi se arsyeja e prishjes së koalicionit është se LDK nuk e ka seriozisht ndryshimin në komunë.

“Dega e LDK-së në Sharr, përmes takimeve zhvilluar së fundmi, përfshirë krerët e saj, e përgjatë ditës së djeshme edhe me kryetarin e komunës, na e thanë qartazi që nuk e kanë seriozisht ndryshimin në komunë, duke mos respektuar marrëveshjen për koalicionin qeverisës”, thuhet në njoftim.

“Jo se prisnim shumë më ndryshe, por mbështetja jonë, më shumë se sa për fitoren e LDK-së ishte përmbushje e një obligimi ndaj më shumë se 2300 votueseve të cilët na deleguan përgjegjësi përtej së qëndruarit neutral në periudhën e balotazhit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.