Adullah Hoti

Hoti fton në takim liderët politik për të diskutuar për dialogun

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thirrur në takim nesër në ora 11:00 liderët partiak për bashkërendimin e qëndrimeve për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit”, ka shkruar Hoti në facebook.

I dërguar special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se më 27 qershor do të ketë takim në Shtëpinë e Bardhë për bisedime rreth dialogut.

Ndërsa dje presidenti i vendit përmes një konferencë për media, ka mohuar që në takimin e qershorit do të diskutohet për territor, ndërsa i pyetur nga gazetarët se a do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje në Washington, Thaçi u përgjigj shkurtimisht, se nëse është marrëveshje e mirë, do ta nënshkruajë.