Hoti për njohjen nga Izraeli: Po mundohemi ta amortizojmë duke mos e bërë të madhe

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratat të cilat kanë ardhur pas njohjes nga Izraeli si dhe pakënaqësinë e Turqisë për këtë pikë.

Në tryezën e KDI-së për dialogun, Hoti tha se janë duke u munduar që kjo çështje të mos bëhet e madhe.

“Kam pas një komunikim me ministren dhe ambasadorët tan nëpër botë, i kemi marrë reagimet. Po mundohemi ta amortizojmë këtë çështje duke mos e bërë të madhe, duke e çu përpara marrëveshjen që e kemi nënshkru pa rreh gjoks. Na duhen njohjet e vendeve nga lindja që po reagojnë. Prezenca e Ambasadës së Kosovës nuk do ta ndërrojë statusin gjeo-strategjik të Jerusalemit”, tha ai.

Më 4 shtator të këtij viti, është nënshkruar një marrëveshje në Uashington në kudër të dialogut Kosovë-Serbi, nga e cila Kosova përfitoi njohjen nga Izraeli.

Mirëpo dy ditë më vonë, Ministria e Jashtme e Turqisë ka kundërshtuar synimin e Qeverisë së Kosovës për ta hapur Ambasadën në Jerusalem, dy ditë pasi ky shtet i Lindjes së Mesme vendosi marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Në një deklaratë, MPJ e Turqisë tha se ka kuptuar nga postimet në rrjetet sociale të presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla se, përveç njohjes së dyanshme me Izraelin, Kosova është zotuar për ta hapur ambasadën e saj në Jerusalem.

“Është zhgënjyese që një hap i tillë, i cilitdo të paraqiste shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare, të merret qoftë edhe në konsideratë nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në reagim të MPJ-së së Turqisë.

KALLXO.com është duke transmetuar drejtpërdrejtë tryezën për Dialogun me Serbinë të organizuar nga KDI.

Kryeministri Avdullah Hoti flet për dialogun me Serbinë në tryezën e organizuar nga KDI

Kryeministri Avdullah Hoti flet për dialogun me Serbinë në tryezën e organizuar nga KDI

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 16 septembre 2020