Hoti emëron për këshilltar bashkëpartiakun e Duda Baljes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar këshilltar politik për komunitete, Almir Veliji, bashkëpartiakun e Duda Balje.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook vetë Veliji.

“Sot pranova detyrën e Këshilltarit politik i #Kryeministrit z.#AvdullahHoti. Me këtë rast zotohem se detyrën që mora do ta kryej me përkushtim, vullnet dhe guxim, duke garantuar angazhim maksimal sidomos për komunitetin #Boshnjak”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se do të punojë për komunitetin boshnjak.

“Për t’i përmbushur objektivat tona si komunitet, e që janë edhe pritjet tuaja, do ta shfrytëzoj përvojën time institucionale në mënyrë që ta arrijm më të mirën për vendin tonë dhe për komunitetin. Nga sot ju përfaqesoj juve, Me #krenari dhe me shumë #sinqeritet  Me #përkushtim dhe me #nder, Me #dashuri dhe me #zemer”, ka shkruar Veliji.