Ilustrim

Vdes një person në qendrën e shëndetit mendor në Shtime

Një paciente e Qendrës Integruese të Shëndetit Mendor në Shtime ka vdekur një ditë më parë.

Policia e Kosovës njofton se vitkima nga kjo qendër, pa shenja jete ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit në këtë komunë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:32.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.